BULETIN KUSHTET E PËRDORIMIT

Mirë se vini!

Faleminderit që keni zgjedhur Buletin, dhe shpresojmë t’ju duket I këndshëm në përdorim.
Njihuni me kushtet e përdorimit për produktet dhe shërbimet e Buletin. Ju lutemi lexoni me kujdes këto kushte, dhe kini parasysh se duke përdorur Buletin-in ju pranoni që jeni dakord me to.

Përmbajtja (content)

Ajo që ju do të shihni në Buletin mbrohet nga një ose më shumë ligje në lidhje me pronësinë intelektuale. Këtu ju do të gjeni shërbime të ndryshme, ndaj dhe le të njihemi me to.

• Shërbimi, Produkti dhe Marka Buletin

Shërbimi dhe produktet tona mbrohen nga të drejtat e autorit, marka tregtare, patenta dhe ligje të tjera. Buletin ju jep një licencë personale në të gjithë botën, që mund të përdoret si program për përdorimin tuaj personal jo-komercial.

Kjo licencë ju lejon të përdorni Buletin-in vetëm ashtu siç parashikohet në këto kushte:

Ndalohet përdorimi i paautorizuar i Buletin-it për këdo prej markave tregtare, logove, emrave të domain-it etj.

• Udhëzimet për përdorimin e shërbimeve

Ju pranoni të përdorni shërbimin vetëm për qëllime të ligjshme dhe të mos shkelni të drejtat e palëve të treta. Një përdorim që nuk I permbahet këtyre kushteve, mund të shkaktojë mbylljen e menjëhershëm të llogarisë tuaj dhe pezullimin e aksesit të shërbimit në të ardhmen.

• Përmbajtja e Publikuesve

Publikuesit postojnë përmbajtjen e tyre ne faqet e tyre online e cila më vonë shpërndahet e pandryshuar në Buletin, përfshirë artikuj, foto, komente dhe përmbajtje të tjera.

Publikuesit zotërojnë të drejtat e përmbajtjes që shpërndahet nëpërmjet Buletin-it.

Publikuesit janë përgjegjës për përmbajtjen që ata publikojnë përmes Buletin-it dhe marin përsipër të gjitha rrisqet ligjore për vërtetësinë e lajmit.

Duke shperndare materialet e tyre në Buletin, publikuesit deklarojnë se zoterojnë të drejtat e duhura për të publikuar këtë material, dhe se ky material nuk është në konflikt me asnjë licencë që publikuesit mundet tu kenë dhënë palëve të treta dhe në njohurite e tyre më të mira, meterialet qe publikojnë nuk janë qëllimisht të pavërteta dhe dezinformuese për publikun e gjëre.

Ne nuk skanojmë paraprakisht materialet e askujt. Sidoqoftë për arsye korrektësie, ne kemi të drejtë të kontrollojme çdo lajm që publikohet përmes Buletin-it.


Ne nuk mbajme asnjë përgjegjësi për Publikuesit ose të tjere që zgjedhin të botojnë përmes Buletin-it.

Buletin-i gjithashtu lidhet me faqe interneti, shërbime, përmbajtje dhe reklama që ne nuk i zotërojmë ose kontrollojmë. Ne nuk marrim përsipër përgjegjësinë për ato reklamime.

PRIVATËSIA

Politika jonë e privatësisë perfshire mbledhjen dhe përdorimin e informacionit mbi shërbimin dhe informacionin me aspekte që mund te konsiderohen si personale, trajtohen ne perputhje me Ligjin nr.9887, datë 10.3.2008, Per mbrojtjen e te dhenave personale dhe aktet nenligjore ne fuqi. Ju pranoni këto praktika të politikave tona të privatësisë te cilat do te perditesohen ne perputhje me ndryshimet e legjislacionit perkates.


Të dhënat që Buletin mbledh gjat perdorimit janë vetëm ato jetiket për funksionimin dhe permiresimin e vazhdueshëm të aplikacionit.

Ato përfshinë :

Nga formulari i regjistrimit (Manual , Me Facebook , Me Gmail , Me Apple ID)

• Të dhënat e identitetit : Emër , Mbiemër , Foto ( nëse ka) dhe Adres E-maili.

Brenda Buletin mblidhen:

• Seleksionimi i Kategorive në Regjistrim dhe modifikimi i tyre gjat perdorimit

• Numri i klikimeve të artikujve

• Numri i Pëlqimeve të artikujve

Cdo perdorues i Buletin i cili zgjedh te perfundoje marrjen e sherbimit , mundet te kerkoje ne cdo moment fshirjen e te dheneva te tija personale duke kontaktuar ne URL

Përfundimi i procesit të fshirjes së të dhënave brenda Buletin App, do të konfirmohet me anë të një emaili.

SIGURIA

Ne e konsiderojmë tepër serioze sigurinë që ofron Buletin-i. Ne përdorim praktika të arsyeshme për të mbrojtur sigurinë e llogarisë tuaj dhe të dhënat që lidhen me të, por ne nuk mund të garantojmë që dikush nuk do të jetë në gjendje të mposhtë masat tona të sigurisë. Ju lutemi na tregoni menjëherë nëse zbuloni diçka të dyshimtë në llogarinë tuaj.

Ne jemi gjithmonë në kërkim të cënimeve të sigurisë në Buletin.

Nëse zbuloni një dobësi në shërbimin tonë, do t’ ju jemi mirënjohës për raportimin tuaj dhe do t' ju luteshim të na njoftonit menjëherë.

Për të raportuar një cënueshmëri, shkelje apo padrejtësi, ju lutemi të na kontaktoni menjëherë në info@buletin.al

LARG FËMIJËT (NDJESË!)

Ne i duam fëmijët aq sa kushdo, por Buletin është vetëm për personat mbi 13 vjeç.

Nëse mësojmë se një fëmijë nën moshën 13 vjeçare është duke përdorur shërbimin tonë, atëherë do të na duhet ta mbyllim llogarinë e tij/saj menjëherë.

DREJTA E AUTORIT

Buletini I përmbahet me përpikmëri Ligjit nr. 35/2016, Per te drejtat e autorit dhe te drejtat e tjera te lidhura me te.

Bazuar në këtë ligj ne mund të dëbojmë perdoruesit qe kryejne shkelje te përsëritura.

NDRYSHIMET NË SHËRBIMIN TONË

Buletini është një produkt dinamik, gjithnjë në zhvillim dhe përmirësim. Si rrjedhojë, ne mund të ndryshojmë, eliminojmë ose kufizojmë aksesueshmërinë në produktet dhe shërbimet tona në çdo kohë, me ose pa njoftim paraprak. Por ne do ta bëjmë këtë gjithmonë duke patur parasysh të mirën dhe benefitet e përdoruesve tanë.

KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË

Në masën më të plotë të lejuar me ligj, Buletin-i nuk do të jetë përgjegjës për dëme direkte/indirekte, incidente ose humbje të fitimeve dhe të të ardhurave, humbje të të dhënave ose humbje të tjera jomateriale që vijnë nga:

(A) mundësia/pamundësia për të hyrë në Buletin

(B) sjellje shpifëse, fyese ose të paligjshme të palëve të treta

(C) çdo qasje e paautorizuar në perdorimin ose alternimin e përmbajtjes se publikimeve.

ARBITRIMI

Nëse për ndonjë arsye mbeteni të pakënaqur me Buletin-in, ne do të donim të na jepnit mundësinë për t’ u përmirësuar.

Ju inkurajojmë të na shkruani në info@buletin.al dhe do të bëjmë te pamunduren për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje me mirëbesim. Ne jemi individe të arsyeshëm.

Legjislacioni i zbatueshem dhe gjykata kompetente

Këto Kushte do të rregullohen nga legjislacioni shqiptar.

Për pretendimet që nuk i nënshtrohen arbitrazhit, ne pajtohemi që çdo pretendim i tillë do të gjykohet ekskluzivisht nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, Republika e Shqiperise.

MODIFIKIMI

Kushtet e lartëpërmendura mund të modifikohen herë pas here.

bëjmë ndryshime që besojmë se ndikojnë ne të drejtat tuaja, ne do t' ju njoftojmë me një postim në faqen tonë të internetit. Do te jeni të lutur të bëni rishikimin e këtyre kushteve duke vazhduar kështu përdorimin e Buletin-it.

KONTAKT

Mirëpresim të gjitha pyetjet, shqetësimet dhe reagimet që mund të keni në lidhje me këto terma.

Nëse keni sygjerime për ne, ju lutemi vizitoni faqen tonë dhe na kontaktoni në info@buletin.al